Lajmet kryesore

KDI kërkon nga Kushtetuesja qartësi juridike për konstituimin e Kuvendit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por se kjo çështje kërkon qartësi juridike.
KDI ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve dhe tejkalimin e krizës institucionale, transmeton Skaneri.info
Megjithatë, sipas këtij instituti, duhet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese se cilat janë pasojat juridike të mosrespektimit të afatit 30-ditor dhe çfarë efekti do të ketë konstituimi i Kuvendit pas skadimit të këtij afati.
“Kjo është çështje që duhet të trajtohet përmes mekanizmave kushtetues dhe nga institucionet kompetente”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Nga ky KDI-ja kanë kërkuar që deputetët dhe palët e autorizuara të kërkojnë interpretim lidhur me statusin juridik të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të afatit, si dhe vlefshmërinë e veprimeve që do të ndërmerren pas konstituimit.
KDI ka theksuar se kjo çështje nuk lidhet vetëm me krizën aktuale, por edhe me funksionimin e rendit kushtetues të Kosovës në të ardhmen.
“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për institucione që funksionojnë, por kanë po aq nevojë që këto institucione të funksionojnë brenda rendit kushtetues”, përfundon reagimi.
Kuvendi njofton për seancën e nesërme, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

uvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 9 shtator, do të mbahet seanca e radhës, e cila do të nisë në orën 11:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Komunikim të Kuvendit, në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, transmeton skaneri.info
Kjo seancë është shoqëruar me reagime nga analistë dhe njohës të çështjeve kushtetuese, të cilët e kanë konsideruar atë si të parakohshme dhe si një veprim politik të partisë në pushtet.
Ndërkohë, disa parti opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.
Mbetet të shihet nëse Kuvendi do të arrijë nesër të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.